Komuna e Pejës apelon tek qytetarët, evitoni daljet në orët e lira të lëvizjes

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Pejës, ka apeluar tek qytetarët që t’i evitojnë daljet e tyre pas orës 16:00-20:00, duke thënë se po i rrezikojnë vetën e tyre dhe të tjerëve.

“Ju drejtohemi me lutjet më të sinqerta që prej orës 16:00-20:00 të evitoni maksimalisht daljet e panevojshme në qytet sepse po rrezikoni vetën tuaj dhe të gjithë ata që ju rrethojnë. Ju lutemi t’i përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grupe gjatë orëve të lira të lëvizjes”, thuhet në komunikatë.

Përmes një komunikate, bëhet e ditur se gjatë ditës së djeshme janë vërejtur dalje masive në orët e lira të lëvizjes.

Në Pejë ditën e djeshme janë vërejtur dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grupe të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve. Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në qytet. Ne punojmë pa ndërpre për sigurinë dhe shëndetin tuaj në këto ditë kritike”, thuhet më tej në komunikatë.

THIRRJE PUBLIKE PER BASHKEPUNIM – COVID-19Të dashur bashkëqytetarë të komunës së PejësJu drejtohemi me lutjet më të…

Gepostet von Komuna Pejë am Freitag, 27. März 2020

Të ngjashme