Komuna e Podujevës përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se persona të pandërgjegjshëm po vendosin batanije censorët e vendosur në shtyllat e ndriçimit publik dhe si pasojë në disa vende ndriçimi publik po qëndron i ndezur edhe gjatë ditës.
Komuna e Podujevës shkruan se informacionin e kanë përcjellë në drejtoritë përkatëse të cilat do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e këtyre veprimeve.
Postimi i plotë:
Ndryshe, një ditë më parë Kuvendi ka shpallur gjendjen emergjente me energji elektrike, që do të jetë në fuqi 60 ditë.
Javët e fundit vendi është përballur me krizë energjetike, ndërsa javë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media u pyet nga gazetarët se me çka po ngrohet, teksa tha se në shtëpinë e tij është ngrohur me batanije.