Komuna e Podujevës ka reaguar ndaj shifrave të të infektuarve në këtë komunë të paraqitura nga Instituti i Shëndetësisë Publike.
Përmes një postimi në Facebook, thuhet se sot janë vetëm dy raste pozitive dhe jo gjashtë siç janë paraqitur në njoftim.
Komuna thotë se katër rastet tjera nuk janë nga komuna e Podujevës por punojnë në Podujevë, përkatësisht në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc.
“Bazuar në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, lidhur me rastet e reja me COVID-19, sot në Komunën e Podujevës kemi vetëm dy raste pozitive, e jo gjashtë siç paraqiten ne njoftim. Katër personat tjerë nuk janë nga komuna e Podujevë, por punojnë në Podujevë, përkatësisht në burgun e sigurisë së lartë në Gerdoc”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e IKSHPK-së sot, thuhet se janë konfirmuar gjashtë raste pozitive me COVID-19 në Podujevë. Sipas lokacioneve: 4 në Gërdoc, një në Peran dhe një në Podujevë.