Drejtoria e Inspektoratit së bashku me Policinë ka marrë aksion për mbylljen e lokaleve në Prishtinë që po kryejnë aktivitetin e tyre pas mesnate.
Komuna e Prishtinës kishte lëshuar një komunikatë për t’i paralajmëruar bizneset të cilat po shkaktojnë zhurmë në orët e vona të mbrëmjes.
Indeksonline mëson se bizneset e prekura nga ky inspektim pritët të protestojnë para Komunës.