Komuna e Prishtinës ka lansuar platformën Prishtina Open Data. Në këtë platformë do të publikohen të gjitha veprimet që komuna e Prishtinës realizon duke filluar nga shpenzimet, dokumentet etj.
Platforma digjitale “Open Data”, e cila përmban 130 dokumente në 14 kategori të ndryshme, të cilat mund të shkarkohet çdo moment. Platforma përmban informatat e pronave komunale deri tek subvencionet, përfshirë të gjitha vendimet që Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka marrë.
Kryetari i komunës së Prishtinës,Shpend Ahmeti i bëri ftesë qeverisë por edhe komunave të tjera të realizojnë një platformë të ngjashme, raporton Ekonomia Online.
“Iu bëjë ftesë jo vetëm komunave të tjera, por edhe qeverisë që ta zbatojnë edhe në institucionet e tyre sepse ndikon në rritjen e transparencës edhe në shpenzimet edhe në punët që i bëjmë”.
Ai tha se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve kjo do të bëjë që qytetari të jetë pronar i qytetit.
Ahmeti poashtu bëri të ditur që janë munduar që të paraqesin në mënyrë sa më të thjeshtë dhe më të shpejtë të mund të gjeten të gjitha të dhënat.
Nënkryetari, Muhedin Nushi, prezantoi platformën e komunës.
“Gjithsej janë të përfshihen 14 kategori. Kemi të gjitha informacionet te cilat kemi mundur ti paraqesim në forma tabelore si dje kemi 130 dokumentet që mund të shkarkohen në çdo moment. Qëllimi i kësaj platforme është që të merren informacionet në favor të qytetarëve OJQ dhe institucioneve të tjera”, tha ai.
Kjo platformë është realizuar në bashkëpunim me UNDP.