Komuna e Prishtinës iu bën thirrje bizneseve dhe amvisërive që mbetjet e djegieve (hirin), të mos i hudhin në kontejnerët e plastikës, për shkak të dëmeve që po i shkaktojnë në vazhdimësi.
Sipas njoftimit për media nga Komuna e Prishtinës, mbetjet e djegieve, vetëm pasi të ftohen, duhet të hudhen në thasë të plastikës, dhe të vendosen pranë kontejnerëve, kompania “Pastrimi”, do ta bëjë largimin e tyre.
“Djegia e kontejnerëve përveç që po shkakton dëme materiale, paraqet rrezik edhe për mjedisin përreth. Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të mbikëqyrin këtë proces, dhe kudo që e identifikojnë shkaktarin do të shqiptojnë gjoba”, thuhet në njoftim.