Komuna e Prishtinës dezinsekton me pompë dore Velaninë

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 23:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka nisur dezinsektimin hapësinor në lagjen “Velania“, ashtu siç ka paralajmëruar. Siç shihet në një video të dërguar nga një qytetar i Prishtinës në adresë të Agjencisë së Lajmeve EkonomiaOnline, punonjësit komunalë dezinsektojnë parkun tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, në lagjen Velania.

Komuna e Prishtinës sot ka filluar fazën e tretë të dezinsektimin hapësinor të qytetetit. Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë, duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00.

Komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi – së paku për një orë.

Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Lagjet në të cilat bëhet dezinsektimi në Prishtinë janë:

E enjte,  7 korrik: Lagjja “Aktash”, “Muhaxher”, Parku i Qytetit, “Vellushë” (blloqet-shtëpia e pleqve), qendra e qytetit dhe qytezën “Pejton”;

E premte, 8 korrik: Lagjja “Arbëria”, “Tophane”, “Kodra e Trimave”, “Vreshtat”  dhe  “Kolovica”;

E shtune, 9 korrik: Lagjja “Lakrishte”, “Dardani”, “Ulpianë”, “Veternik”, “Zonën Industriale”, Lagjja “Nici” dhe Kazerma “Adem Jashari”;

E diel, 10 korrik: Lagjja “Bregu i Diellit”, Lagjia e “Spitalit” dhe “Kalabria”;

E hënë, 11 korrik: “Taslixhe”, “Velani”, “Mat”, “Sofali”, “Taukbahqe” dhe “Gërmi”;

E martë, 12 korrik: “Hajvali”, “Mramor”, “Barilevë”, “Bërnicë”, “Besi”, “Bardhosh”.

 

Të ngjashme