Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me IFC të Bankës Botërore është duke punuar në realizimin e konceptit të Private Finance Iniciative (PFI) për ndërtimin e pesw shkollave në Prishtinë.
IFC, përmes konkursit të hapur, ka përzgjedhur kompaninë që do të përpilojë koncept-dizajnin e shkollave. Këtë konkurs e ka fituar konzorciumi Mazzanti, me përvojë shumëvjeçare të dizajnimin e objekteve arsimore nëpër botë.
Deri më tani janë përzgjedhur lokacionet në Mat, Sofali, Veternik dhe Arbëri; kurse në Kalabri jemi në proces e sipër.
Ekipi i IFC-së është duke e bërë studimin e fizibilitetit dhe duke e përpiluar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, ashtu që t’i dërgojë sa më parë në njësinë e Partneritetit Publiko-Privat (PPP), për ta dorëzuar tutje në komitetin e PPP-së.
Ndërtimi i këtyre 5 shkollave, në të njëjtën kohë, do ta ulë dukshëm numrin e nxënësve në shkollat e mbingarkuara, dhe si rrjedhojë do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kryeqytet.