Komuna e Prishtinës ka projektuar që të shpenzojë 4 milionë e 528 mijë euro të buxhetit vjetor, vetëm për paga dhe mëditje për punëtorët e saj të Administratës, gjatë vitit 2018. E kjo shifër është për afro 800 mijë euro më shumë sesa shifra e miratuar për pagat e Administratës komunale për një vit më parë, e cila kapte vlerën prej afro 3.7 milionë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kur, kësaj i shtohen edhe afro 6 milionë e gjysmë euro të tjera për pagat dhe mëditjet në sektorin e shëndetësisë dhe afro 18 milionë e 300 mijë euro të tjera për pagat dhe mëditjet e sektorit të Arsimit, rezulton se Komuna e Prishtinës gjatë vitit 2018, do të shpenzojë hiq më pak se rreth 29 milionë e 300 mijë euro të buxhetit të saj vjetor, vetëm për kategorinë e pagave dhe mëditjeve për të punësuarit e sektorit publik, me të cilët Komuna ka kontrata pune.
Kështu, rritja e planifikimeve buxhetore për paga për 2018, në vlerë prej 1 milion e 134 mijë eurosh është projektuar që të jepen: 800 mijë euro për punëtorët e Administratës komunale, për ata të sektorit të Shëndetësisë, 160 mijë më shumë dhe për ata të sektorit të Arsimit 174 mijë euro rritje të buxhetit për pagat…