Komuna e Prishtinës i shpëton 200 mijë euro falë marrëveshjes me ShSKUK-në

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 12:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Hemodializës për Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë marrëveshje, Komuna e Prishtinës do t’i kursej afro 200 mijë, të cilat në të kaluarën shpenzoheshin për grumbullimin dhe asgjësimin e mjeteve mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare, e të cilat tash do të asgjësohen në QKUK.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha që do të jetë i hapur edhe për bashkëpunime të tjera që janë për të mirën e qytetarëve.

“Lë të jetë ky një vazhdim i mirëfilltë i bashkëpunimit në mes Komunës së Prishtinës dhe QKUKsë.. Tash do t’i fillojmë bashkëpunimet edhe më shumë për të mirën e qytetareve, Komunës së Prishtinës dhe për të mirën e gjithë vendit”, tha ai.

Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se në fund të fundit ky bashkëpunim është përgjegjësi e tyre publike.

“Jemi të hapur edhe në për këtë bashkëpunim, fundi i fundit është përgjegjësi publike e jona dhe jeni i mirëseardhur edhe në QKUK për të parë nga afër për shërbimet që i bëjmë për qytetarët e Prishtinës por edhe të tërë Kosovës”, tha ai.

E detaje për këtë marrëveshje, dha drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

“Sot është një marrëveshje që e nënshkruan kryetari dhe drejtori që e ndihmojmë SHSKUK-në për hemodializë që nga viti 2010 dhe që gjatë kësaj bisedë kemi ra në përfundim që këta me na ndihmu me disa shërbime në QKMF për grumbullimin dhe asgjësimin e mbetjeve  mjekësore që Komunës së Prishtinës këto 15 muajt e fundit i kanë kushtuar mbi 200 mijë euro, dhe falë këtij bashkëpunimi më Komuna e Prishtinës nuk paguan për këto shërbime”, tha Sadiku.

Të ngjashme