Komuna e Prishtinës ka një njoftim me rëndësi për qytetarët

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, që nga sot do të ketë reshje të borës, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje do të jenë në terren.

Kjo është bërë e ditur në një postim në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës në Facebook.

“Komuna e Prishtinës i ka të kontraktuara kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve urbane e rurale, të cilat do të jenë në terren me të gjitha kapacitetet e tyre. Ato do të kujdesen që rrugët të pastrohen dhe të jenë të kalueshme, në rast të reshjeve të borës dhe nga ngricat që vijnë si pasojë e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, KP’ja ka vënë në dispozicion numrat e telefonit të qendrës së thirrjeve.

Qendra e Thirrjeve: 080012233; 080012244

Sipas parashikimeve nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, që nga sot pasdite do të kemi ndryshim të motit dhe rënie të temperaturave të përcjellura me reshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme