Komuna e Prishtinës largon pengesat në hapësirat publike, identifikohen uzurpatorët

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Pas përfundimit të investimit të Komunës së Prishtinës në rrugën “Xhemajl Mustafa”, drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, thotë se ka filluar menjëherë uzurpimi i hapësirave publike, por që sot janë larguar nga inspektorët, shkruan Ekonomia Online.

Tahiri deklaroi se uzurpatorët janë identifikuar dhe nuk do të tolerohen rastet e tilla.

Postimi i plotë i Tahirit:

E turpshme!

Sapo përfundoi investimi i Komunës, filloi uzurpimi i hapësirës publike.

Sot inspektorët e zonës i larguan këto pengesa nga rruga Xhemajl Mustafa.

Uzurpatorët janë identifikuar – NUK DO T’I TOLEROJMË RASTET E TILLA!

https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10220922371551665

Të ngjashme