Komuna e Prishtinës ndan mirënjohje për veteranët e arsimit dhe mësimdhënësit e dalluar

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 16:02 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoria e Arsimit në komunën e Prishtinës për nder të festës së 7 Marsit-Ditës së Mësuesit ka organizuar një program artistik, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, tha se kjo ditë duhet kremtuar pasi që po në këtë ditë vite më parë ishte hapur shkolla e parë shqipe nga Pandeli Sotiri.

“Sot kjo ditë shënohet si festë e rëndësishme kulturore në gjitha trojet shqiptare ku ne kujtojmë mësuesit tanë të parë të cilët na mësuan shkronjat e para shqipe, si të duam atdheun, poezitë e autorëve të mrekullueshëm, mësuesit janë bërthama e shoqërisë tonë sepse luajnë një rol të rëndësishëm në karakterin e fëmijëve”, tha ajo.

“…Mësimet e mësuesve tanë u bënë udhërrëfyes për rrugën tonë në të ardhmen kjo është traditë e bukur e popullit tonë dhe ne kujtojmë angazhimin e madh të mësuesve shqiptarë”.

Ajo tha se tani më secili ka të drejtën e tij/saj për edukim dhe për këtë ditës së sotme çdo herë e më shumë duhet t’i kushtohet vëmendje më e madhe.

“Shkolla shqipe tani ka arsye të forta për të kremtuar sepse ideali i shumë mësueseve u bë realitet, të gjithëve u garantohet e drejta e shkollimit e edukimit”, tha Shala.

Ajo tha se Komuna e Prishtinës fokus ka rritjen e cilësisë në arsim në mënyrë që secilit nxënës e mësimdhënës t’i krijohen kushte të mira të mësimit.

“Është përgjegjësi e jona që nxënësit tanë të jenë pjesë e familjes evropiane aty edhe ku i takojnë. Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka prioritet përmirësimin e arsimit dhe kushteve për zhvillimin e profesionit për mësimdhënësit dhe nxënësve në mënyrë që tu lehtësohet puna ndaj nxënësve”, tha Shala, raporton EO.

Ajo ka ndarë mirënjohje për veteranët e arsimit të Prishtinës për angazhimin e tyre ndër vite.

Veteranët të cilët u shpërblyen me mirënjohje nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës janë: Rexhep Hajdari, Naxhie Qafleshi, Sheribane Bajra, Bujar Gjeli, Lirie Dobruna, Sulltane Gacaferri, Haxhi Gjonbalaj, Xhelfidane Thaci dhe Ramadan Latifi.

Komuna kishte organizuar edhe program artistik për nxënësit e komunës së Prishtinës.

Edhe për mësimdhënësit e dalluar janë ndarë mirënjohje dhe dhurata nga Drejtoria e Arsimit.

Mësimdhënësit e dalluar që morën mirënjohje janë: Antigona Gllareva, Eliza Dibrani, Ilirijana Çarkaxhiu dhe Shqipe Morina.

Të ngjashme