Me rastin e Ditës së Tokës, Komuna e Prishtinës ka organizuar pastrimin e Tullëtores e cila gjendet në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Të pranishëm në këtë aksion janë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pjesëtarë të FSK-së, Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës.