Komuna e Prishtinës e cila udhëhiqet nga kryetari Shpend Ahmeti, përmes një publikimi në Facebook ka njoftuar se faturat e mbeturinave për tre muajt e ardhshëm janë gati, dhe do të fillojnë të shpërndahen.
Tutje përmes këtij shkrimi qytetarët janë njoftuar se për shkarkimin e faturës mundë ta bëni vetëm me numër personal.
Postimi i plotë:
Faturat e mbeturinave për tre muajt e ardhshëm janë gati dhe do të fillojnë që të shpërndahen nëpër adresat e juaja.
Krejt çka ju duhet për të shkarkuar faturën dhe kartelën financiare online, është numri personal i juaji.
Për çdo pyetje apo paqartësi mund të shkruani në adresën: [email protected]
Të kujdesemi dhe të e mbajmë pastër mjedisin ku jetojmë dhe i rrisim brezat e ardhshëm!