Komuna e Prishtinës: Operatorët privatë kanë qenë të njoftuar me reformën në transportin publik

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm, disa autobusë privat të linjave të ndryshme qarkulluese kanë bllokuar qarkullimin e autobusëve publik të komunës së Prishtinës.

Në lidhje me këtë protestë, zëdhënësi  i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se operatorët privatë kanë qenë të njoftuar me reformën që po ndodh në transportin publik shumë kohë më parë.

Sipas tij, reformës së transportit publik në Prishtinë duhet t’i përshtaten operatorët privatë, e jo anasjelltas.

“Të gjithë operatorët privatë kanë qenë të njoftuar me reformën që po ndodh në transportin publik shumë kohë më parë. I kemi takuar dhe dje disa prej tyre dhe ua kemi sqaruar situatën. Autobusët e Trafikut Urban nuk e marrin linjën e tyre, por ndërhyjnë në disa zona të caktuara, me kërkesë të drejtpërdrejtë nga qytetarët. Ne nuk mund ta cenojmë interesin publik, për interes privat të cilësdo kompani. Reformës së transportit publik në Prishtinë duhet t’i përshtaten operatorët privatë, e jo anasjelltas”, ka thënë Tahiri për Telegrafin.

Ndryshe, që nga dita e djeshme kryeqytetit i janë shtuar 21 autobusë të rinj urban, mirëpo një gjë e tillë ka shtuar pakënaqësitë te autobusët e linjave të ndryshme private, të cilat janë shprehur kundër qarkullimit të këtyre autobusëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme