Komuna e Prishtinës planifikon mbështetjen e aktiviteteve vetëdijësuese për shëndetin riprodhues

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 11:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

UNFPA së bashku me koalicionin K10 kanë ndarë me asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës aktivitetet që po mbahen në kuadër të vetëdijësimit për rëndësinë e shëndetit riprodhues.

Visare Mujku Nimani tha se duhet të bëhet më shumë nga organet qeverisëse për shëndetin riprodhues.

“Ne si UNFPA kemi menduar qasjen e vajzave dhe djemve me aftësi të veçanta në shëndetin riprodhues. Në studimet e Fakultetit të Mjekësisë nuk kemi studime të mirëfillta për shoqërinë me aftësi të kufizuar”.

“Po mendohet gjithmonë se shëndeti riprodhues u takon vetëm gjinisë femërore, mirëpo kjo është gabim. Angazhimin e burrave ne e kemi përkrahur sepse pa gjysmën tjetër nuk kishim mund me mbërri atë që kemi arritur. Qasja e burrave në kujdesin e shtatzanisë dhe prania e tyre gjatë lindjes po ndryshon”.

Arben Vitija, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, tha se do të mundohen përmes subvencioneve dhe rishikimit të buxhetit t’i mbështesin aktivitetet për vetëdijësimin e shëndetit riprodhues.

“Ne jemi munduar qe me subvencione të mbështesim disa nga organizatat që kanë paraqitur ide korrekte. Jam shumë dakord që me rishikim të buxhetit të futet një mundësi për mbështetjen e këtyre aktiviteteve. Sa u përket fushatave të vetëdijësimit përmes televizioneve që janë instaluar në Qendra të Mjekësisë Familjare janë futur informacione për probleme të tilla. Nuk duhet të ketë ndarje gjinore këtu”, tha ai.

Agim Gashi, nga LDK-ja, tha se kjo temë prek gjitha grupet e interesit dhe duhet të ngriten organet kompetente për zbutjen e kësaj gjendjeje, raporton Ekonomia Online.

“Kjo temë prek gjitha grupet, gjithë popullsinë. Mua po më zgjon kureshtje angazhimi i këtyre grupeve për këtë temë, mirëpo sikur e kam dronë se këta po e trajtojnë vetëm gjininë femërore.  Nuk mund të shtrohet si problem i njëanshëm.  Duhet të ngriten kompetentet që merren me këtë problem. Unë mendoj që ana e legjislacionit nuk mungon. Ne duhet ta zbusim gjendjen dhe të krijojmë një klimë informative dhe të zbutet kjo gjendje”, tha ai.

Adrian Berisha, nga PSD-ja, tha se duhet të funksionojnë si mekanizëm për të krijuar situata më të mira lidhur me shëndetin riprodhues, raporton EO.

“Hajde të funksionojmë të gjithë së bashku: Drejtoria e Arsimit, Zyra e kryetarit, dhe të gjithë së bashku të bëjmë gjënë e duhur dhe të rregullohet kjo gjendje”, tha ai.

Blerand Stavileci  tha se të gjitha punët që bëhen mos të mbeten peng i takimeve fizike.

“Unë mendoj që është shumë mirë që nëse drejtuesit e këtij progami dhe hisedarët institucionalë të ulen bashkë dhe secili ta caktojë një person dhe pastaj të takohen me kompani të ndryshme dhe të bëhet një platformë digjitale që shërben për informim dhe komunikim”, tha ai.

Të ngjashme