Komuna e Prishtinës publikon numrat emergjent

Prishtinë | 18 Nën 2025 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të reshjeve të shiut dhe paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Komuna e Prishtinës ka vënë në funksion dy numra emergjent.

“Të nderuar qytetarë, drejtues të institucioneve edukativo-arsimore dhe prindër. Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, reshjeve të dendura të shiut dhe situatës së rënduar në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët e shkollave, ju njoftojmë se procesi mësimor për ditën e sotme anulohet. Ky vendim është marrë si masë preventive për garantimin e sigurisë së fëmijëve tanë. Gjithashtu, Kryeqyteti ka aktivizuar Shtabin Emergjent për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë publike. Ju lutemi të ndiqni me kujdes udhëzimet zyrtare dhe të shmangni lëvizjet e panevojshme deri në stabilizimin e kushteve”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Për çdo rast emergjent, ju lutemi kontaktoni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat:

📞 0800 122 33

📞 0800 122 44

Të ngjashme