Komuna e Prishtinës rrënon disa shtylla, tentuan të ndërtonin pa leje

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se janë rrëzuar disa shtylla, ku është tentuar të ndërtohet një objekt pa leje.

I pari i Prishtinës, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se inspektorët i kanë kërkuar pronarit të rrënojë vetë këto shtylla. E pasi nuk e ka bërë pronari, Ahmeti ka thënë se kanë angazhuar kompaninë përgjegjëse që të ekzekutojë vendimin e rrënimit.

Statusi i plotë i tij:

Rrënohen shtyllat e ndërtuara pa leje

Javë më parë, në rrugën “Muharrem Fejza” është vërejtur se ka filluar të ndërtohet një aneks, pa leje nga organi përkatës.

Inspektorët e zonës kanë ndërmarrë me kohë të gjitha veprimet ligjore, dhe i kanë dhënë afat palës që t’i rrënojë vetë shtyllat e ndërtuara pa leje.

Meqë pala nuk ka vepruar, sot, angazhuam kompaninë përgjegjëse që të ekzekutojë vendimin e rrënimit.

Ju bëjmë thirrje përsëri të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, sepse në të kundërtën do të ballafaqohen me vendime të tilla!

Të ngjashme