Komuna e Prishtinës shtynë afatin për dorëzim të dokumenteve për bizneset përfituese të granteve

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se janë shtyrë afatet për dorëzimin e dokumenteve për bizneset të cilat ishin përfituese të granteve.

Sipas njoftimit, bizneset do të mund t’i dorëzojnë ato nga data 11-15 janar.

Ahmeti njofton se dokumentacioni do të dorëzohet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës.

Dokumentet e kërkuara janë:

  • Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët
  • Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit
  • Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror)
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme