Komuna e Prishtinës ka thënë për arrestimin e Inspektorit të ndërtimit të kësaj komune janë njoftuar nga mediet.
Me anë të një njoftimi komuna ka thënë se janë në pritje të informacionit zyrtarë, dhe më pas do të marrin veprime në përputhje me ligjin
Njoftimi i plotë
Më 29 shtator, në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar se njëri nga punëtorët e Komunës është arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe është në mbajtje për 48 orë.
Nga mediat morëm vesh që i njëjti dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe mitmarrje.
Komuna e Prishtinës është në pritje të informimit zyrtar, dhe menjëherë do të ndërmerr veprimet e nevojshme në përputhje me Ligjin dhe procedurat.
Distancohemi nga çdo veprim i paligjshëm i cilitdo punëtor, dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet e rendit, për çfarëdo rasti!
Komuna e Prishtinës