Komuna e Prishtinës thotë se nuk ka asnjë dorëheqje

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 16:10 | Nga

Komuna e Prishtinës demanton lajmin e përhapur për një varg dorëheqjesh si rrjedhojë e zgjedhjeve të 11 qershorit.
“KQZ ka kërkuar nga kryetarët e komunave dhe asamblistët që të deklarohen se cilin pozicion do të mbajnë, por jo edhe nga drejtorët dhe personat e tjerë të emëruar.
Për këtë arsye, lajmi i publikuar për dorëheqjen e 4 zyrtarëve komunalë është i pavërtetë. Se kush do qëndrojë në Komunë, e kush do të kontribuojë nga Kuvendi i Kosovës, do të merret vesh pas certifikimit të rezultateve, dhe për çdo ndryshim Komuna do të iu njoftojë me kohë” thuhet në njoftimin e publikuar nga Komuna e Prishtinës.

Të ngjashme