Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës përmes një komunikate njofton qytetarët se nga dita e djeshme, sistemi për printimin e certifikatave të pronës – SIKTK, nuk është duke punuar.
SIKTK është Sistemi i Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë dhe menaxhohet nga Agjencia Kadastrale i Kosovës.
Drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës ka njoftuar Agjencinë Kadastrale të Kosovës për problemin e paraqitur dhe janë në pritje të rregullimit të tij nga kjo agjenci.
Luten qytetarët që për informata shtesë të kontaktojnë Agjencinë Kadastral të Kosovës – AKK.