Muaji gusht ishte dhënë si afat nga Komuna e Prishtinës për finalizimin e projektit për vendosjen e paneleve turistike në kryeqytet. Por një gjë e tillë ka nisur të konkretizohet tek së fundmi.
Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë arsyet për vonesën e këtij projekti të mbështetur nga “Swiss Contact”, e të realizuar edhe në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Trashëgimia Kulturore pa Kufi”, “CHwB”.
Në një deklaratë për gazetën në muajin maj, Yll Rugova, asokohe drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport në Komunën e Prishtinës, kishte thënë se do të vendoseshin fillimisht vetëm 13 panele si pilot-projekt në qendër të qytetit.
Tek së fundmi, një prej këtyre paneleve turistike, e kategorisë “A” është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ky panel përmban hartën e qytetit me disa prej pikave kryesore turistike.
Në bazë të projektit parashihet të vendosen 32 toteme nëpër pika të ndryshme të Prishtinës.