Komuna e Prizrenit rrënon një objekt privat, po ndërtohej në pronë publike

Prizren | 15 Gus 2018 | 13:41 | Nga

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit ka rrënuar një objekt banimi në ndërtim e sipër, në lagjen Dardania.

Objekti po ndërtohej në pronë publike dhe rrjedhimisht nuk ka pasur leje ndërtimi.

Pas njoftimit për fillim të ndërtimeve, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët komunalë dhe e kanë urdhëruar pronarin t’i ndalojë punimet.

Urdhri është shpërfillur nga pronari duke vazhduar me punime.

Më pas ai ka refuzuar edhe kërkesën për vetë rrënim, gjë që ka detyruar të merret vendim për rrënim të objektit me qëllim të lirimit të pronës publike, bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Prizrenit.

Image may contain: sky, house, cloud, tree, outdoor and nature

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme