Me qëllim të krijimit të mundësive të reja të bashkëpunimit në dobi të studentëve, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe Lulzim Tafa, Rektor i Kolegjit AAB, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.
Sipas një komunikate për medie nga komuna e Rahovecit, marrëveshja përfshinë promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet, departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të komunës, transmeton Ekonomia Online.
Ndër të tjera, sipas kësaj marrëveshjeje AAB do të ofrojë 2 bursa të plota për 2 nxënësit më të mirë komunës në cilindo nga programet e studimit që ofron AAB, duke përjashtuar programet e mjekësisë.
Komunikata e plotë:
Me qëllim të krijimit të mundësive të reja të bashkëpunimit në dobi të studentëve, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe Lulzim Tafa, Rektor i Kolegjit AAB, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi.
Neni 1 i Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar sot përfshijnë, por nuk kufizohet në: Promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta; Kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet/departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të Komunës; Shkëmbimin e vizitave të organizuara tematike në dy drejtime nga nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit; Bashkëpunim dhe fushata tematike ndërinstitucionale për të mirën e përgjithshme si: mbrojtja e mjedisit, të drejtat e njeriut, shënimi i ditëve të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare; Lehtësimi i implementimit të hulutimeve e studimeve të ndryshme me rëndësi shoqërore, relevante për banorët dhe autoritetet e Komunës; Konkurimi i përbashkët në konkurse të ndryshme për projekte arsimore e hulumtuese në nivel komunal, kombëtar e ndërkombëtar; Organizimin e përbashkët dhe pjesëmarrjen në seminare, punëtori zhvillimore, e të tjera të karakterit rajonal e kombëtar në fushat e interesit të përbashkët; Organizimin e programeve të ndryshme nga ana e AAB-së për ngritjen e kapaciteteve të autoriteteve dhe të institucioneve të Komunës; AAB do t’u ofrojë stafit pedagogjik të shkollave të Komunës, pjesëmarrje në konferenca shkencore pa pagesë; AAB do të ofrojë 2 bursa të plota për 2 nxënësit më të mirë Komunës në cilindo nga programet e studimit që ofron AAB, duke përjashtuar programet e mjekësisë; AAB do të ofrojë hapësira për shfrytëzim pa kompensim nëse kërkohet nga Komuna për ndonjë aktivitet të organizuar; AAB do të organizojë kurse pa kompensim në kampuset e AAB-se, për të gjithë maturantët e komunës për përgatitje të testit të maturës; Komuna i lejon AAB-se organizimin e sesioneve informative për programet e studimit të AAB-së në shkollat e komunës, në bashkëpunim me drejtorin e shkollës përkatëse, pa penguar procesin mësimor ,ditëve jo pune dhe mos vendosja e panove reklamuese në godinat shkollore.
AAB do të ofrojë trajnime për stafin pedagogjik të shkollave varësisht nga kërkesa e Komunës në fushën pedagogjisë, metodologjisë së mësimdhënies, kurrikulës, etj AAB do të ofrojë qasje pa kompensim në Teatrin “Faruk Begolli” për aktivitetet teatrale që organizohen nga Teatri “Faruk Begolli” për të gjithë stafin pedagogjik të shkollave dhe stafin e Komunës që vinë në mënyrë të organizuar; AAB organizon aktivitete sportive në hapësirat e AAB-së për nxënësit e shkollave; AAB sipas mundësive do të përkrahë bibliotekën e qytetit përmes dhurimit të librave të ndryshëm të botuar nga Shtëpia Botuese Press.
Neni 4 i marrëveshjes thotë se Marrëveshja nënshkruhet për një periudhë tre vjeçare nga momenti i nënshkrimit. Periudha e bashkëpunimit mund të vazhdohet me pajtim të ndërsjellë, përcjellë me nga një shkresë zyrtare nga të dyja palët dy muaj para skadimit të afatit të kësaj marrëveshjeje.