Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale njofton të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit rreth mbajtjes së Dëgjimit Publik lidhur me fushën e shëndetësisë, konkretisht Dëgjim Publik për Master Plan-in për vitin 2020-2024 të shëndetësisë në komunën tonë.
Me që e konsiderojmë shumë të arsyeshme dhe të domosdoshme përfshirjen e juaj në këtë dëgjim publik, ftoheni që të merrni pjesë qytetarë të nderuar.
Takimi do të mbahet me datën 04.09.2019, duke filluar prej orës 11:00 h, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.