Komuna e Rahovecit nis debatet publike për buxhetin e vitit 2017

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 09:46 | Nga

Ashtu siç e parasheh ligji i cili është në fuqi  që përcakton mbajtjen e debateve publik me qytetar me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, Komuna e Rahovecit ka  nisur nga dita e hënë ciklin e dëgjimeve publike me qytetarë për buxhetin e vitin 2017.

Debati i parë publik u mbajt  në shtëpinë e kulturës në fshatin Xërxe, ku të pranishëm në këtë debat ishin  përveç banorëve të fshatit Xërxe ishin edhe banor të fshatrave Fortesë, Sopniq, Potoqan i Ulët dhe Potoqan i Epërm.

Për rëndësinë e mbajtjes së debateve të cilët i organizon Komuna, përkatësisht Komiteti për Politikë dhe Financa foli, Nahit Elshani kryesues i Kuvendit i cili tha se mbajtja e debateve publike për përpilimin e buxhetit është e përcaktuar edhe me ligj “dhe ne jemi të obliguar që të respektojmë këtë ligj dhe të mbajmë debate publike para se të miratohet buxheti komunal në Kuvendin e Komunës së Rahovecit”.

Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe financa tha se buxheti i vitit 2017 është 11 milionë e 908 739 00 mijë euro dhe për dallim nga buxheti i vitit 2016 kemi rritje të buxhetit për 3 qind e 30 mijë euro. Nga grandi qeveritar janë 10 milionë e 661 00 mijë, nga të hyrat vetanake janë 1 milion e 247 732 mijë euro.

Qytetarët  të pranishëm në këto debat konsultativ parashtruan  kërkesat e tyre, të cilat më shumë ishin të fokusuar në aspekte që kanë të bëjnë vazhdimin e investimeve në infrastrukturë rrugore, kanalizim, ndriçim publik dhe kullimin e tokave bujqësore.

Behar Thaqi, kryetar i këshillit të fshatit Xërxe tha se si kryesi e fshatit  kemi përgatitur disa kërkesa por që disa nga këto kërkesa e të cilat kanë të bëjnë me infrastrukturë pritet të realizohen gjatë këtij viti , por që presim që edhe kërkesat të tjera të hynë në buxhetin e vitit 2017, pasi që kërkesat janë mjaftë të rëndësishme për banorët e fshatit.

Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike u shpreh se në fshatin Xërxe dhe në fshatrat Fortesë, Sopniq, Potoqan i Ulët dhe Potoqan i Epërm është investuar nga buxheti Komunal, por janë të vetëdijshëm se ka nevojë të investohet edhe me tutje

“Ne jemi këtu që të marrim kërkesat tuaja që me pas këto kërkesa sipas mundësive buxhetore të hyjnë në buxhetin e vitit 2017”, tha Behra, duke shpjeguar se buxheti për investimet kapitale për vitin 2017 është 3 milionë e 732 629 mijë euro.

Në fund të debatit drejtorët Sylejmani dhe Behra thanë se kërkesat tuaja janë të arsyeshme dhe i njoftuan se disa nga kërkesat e tyre veç do të realizohen gjatë vitit 2016 dhe kërkesat të tjera do të shikojmë mundësin buxhetore dhe ti fusim në buxhetin e vitit 2017.

Dëgjimi publik i radhës do të mbahet me datë 24  gusht në Sallën e Kuvendit me Komunitetin e Bizneseve duke filluar nga ora 10:00, po të njëjtën datë debat  do të mbahet në fshatin Ratkoc me fillim në ora 20:00, në Shtëpinë e Kulturës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme