Komuna e Rahovecit ka përgatitur orarin e dëgjimeve publike për buxhetin e vitit 2017, që do të fillojnë nga data 22 gusht dhe do të përfundojnë me 9 shtator 2016.
Këto dëgjime publike janë organizuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit dhe Këshilli për Politikë dhe Financa.
Kryesuesi dhe anëtarët e KPF-së kanë përgatitur edhe orarin për këto dëgjime dhe sipas orarit të përgatitur janë paraparë të mbahen gjithsej 15 dëgjime publike.
Ky është orari i dëgjimeve publike për buxhetin e vitit 2017:
Takim në Rahovec: Më 22.08.2016, ora 13:00 (Salla e Kuvendit)
Xërxe: 22.08.2016, ora 20:00 (Në Shtëpinë e Kulturës)
Takime me komunitetin e bizneseve: 24.08.2016, ora 10:00 (Salla e Kuvendit)
Ratkoc: 24.08.2016, ora 20:00 (Në Shtëpinë e Kulturës, Ratkoc)
Takim me të gjitha OJQ-të: 25.08.2016, ora 10:00 (Salla e Kuvendit)
Takim me grupin e grave – buxheti gjinor: 26.08.2016, ora 13:00 (Salla e Kuvendit)
Drenoc: 29.08.2016, ora 20:00 (Në shkollën fillore “Vëllezërit Frashri”)
Opterushë: Më 30.08.2016, ora 20:00 (Në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit”)
Hoçë e Madhe: 01.09.2016, ora 10:00 (Në Shtëpinë e Kulturës)
Lagje e Epërme në Rahovec: 01.09.2016, ora 13:30 (Ish-Qendra Rinore)
Hoçë e Vogël: 01.09.2016, ora 20:00 (Në shkollën fillore të fshatit)
Takim me grupet rinore: 02.09.2016, ora 10:00 (Salla e Kuvendit)
Kramovik: Më 02.09.2016, ora 20:00 (Në shkollën fillore “Mustafë Ibishi”)
Krushë e Madhe: Më 05.09.2016, ora 20:00 (Shtëpia e Kulturës)
Rahovec 09.09.2016 (e premte), ora 13:00 (Salla e Kuvendit)