Komuna e Rahovecit pranoi 100 thasë miell për familjet në nevojë nga mërgimtari Jeton Merxha

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Rahovecit ka pranuar 100 thasë miell për familjet në nevojë nga mërgimtari Jeton Merxha nga Rahoveci

Gjatë ditës së sotme, Komuna  e Rahovecit ka pranuar 100 thasë miell për familjet në nevojë nga mërgimtari Jeton Hysen Merxha , i cili punon dhe vepron në Danimarkë.

Nënkryetari i Komunës z.Fatmir Iska shprehu falënderim dhe tha që mirëpresim çdo lloje ndihme nga bizneset, shoqatat e ndryshme apo personat e vullnetit të mirë, që së bashku ta kalojmë këtë sfidë.

Të ngjashme