Komuna e Rahovecit shpallë konkurs për bursa

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Rahovecit, njofton se ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2019-2020 për shkollimin universitar.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi nga drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec.

“Drejtoria e Arsimit në Komunën e Rahovecit, njofton se ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë për vitin akademik 2019-2020 për shkollimin universitar:, thihet në njoftim.

Sipas konkursit të lëshuar nga kjo drejtori, përfitues të këtyre bursave do të jenë të gjithë ata studentë që janë banorë të Komunës së Rahovecit dhe të cilët përmbushin kriteret e përgjithshme.

“Dokumentet dorëzohen në zyrat e Drejtorisë për Arsim në Komunën e Rahovecit në afat prej 20 ditësh nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të objektit të Komunës dhe mjetet e informimit publik”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme