Komuna e Rahovecit dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), po vazhdojnë të pranojnë donacione nga donator të ndryshëm në luftën me pandeminë COVID-19.
Kësaj here UNICEF në partneritet me USAID në kuadër të ndihmave që japin për institucionet shëndetësore, ka sjell edhe një donacion në QKMF-Rahovec, donacioni përfshinë pako higjienike për stafin shëndetësor.
‘’Shpreh falënderim të madh për këtë donacion për QKMF-në, që është një ndihmë e madhe për ofrimin e kushteve të përshtatshme higjienike për stafin shëndetësor, të cilët janë më të rrezikuarit nga përhapja e virusit.
Rreziku nga përhapja e virusit është zvogëluar, por nuk ka kaluar tërësisht, prandaj ne duhet të vazhdojmë ti respektojmë udhëzimet IKSHP-se, të mjekëve, sepse përhapja e virusit mund të ndodhë ende’’, u shpreh Drejtori i Shëndetësisë z.Samir Mustafa.