Komuna e Skenderajt ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Skenderajt dhe Fondacionit StrayCoCo/Stiftung Steinbüelweg nga Zvicra, për trajtimin e qenve endacakë.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, po fillon eliminimi i njërit prej problemeve më të mëdha që përballen të gjitha komunat e Kosovës.
“Po fillojmë eliminimin e një prej problemeve me të cilin përballen të gjitha komunat e Kosovës – qentë endacakë!
“Nënshkruam marrëveshjen në mes të Komunës së Skenderajt dhe Fondacionit StrayCoCo/Stiftung Steinbüelweg nga Zvicra, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi jo të vogël, me aktivitete të njëpasnjëshme si kastrimi, sterilizimi, trajtimi adekuat siç parasheh aspekti profesional, dhe veprime të tjera të standardizuara”, ka thënën kryetari Nura.
Qëllimi final i kësaj marrëveshjeje bashkëfinancimi, përveç aktiviteteve të parapara profesionale nga veterinerët, është zvogëlimi i numrit të tyre dhe rritja e sigurisë së qytetarëve.