Komuna e Skenderajt ka njoftuar se për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me COVID-19, përveç Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”, që u mbyll javën e kaluar, për shkak se një pjesë e stafit udhëheqës dhe edukatorëve ka rezultuar pozitiv, sipas vlerësimit të Task Forcës në nivel shkolle, janë mbyllur edhe shkollat e mesme Gjimnazi “Hamëz Jashari” dhe Teknika “Anton Çetta”.
Ndërsa në Shkollën “Ahmet Delia” një cikël do të zhvillojë mësimin “online” sipas skenarit C.
Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të zhvillohet në platformën “online”, derisa gjendja të kthehet në normalitet.