Komuna e Suharekës në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” kanë shpërndarë për 200 familje mish për nder të festës së Kurban Bajramit, këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, për 200 familje janë shpërndarë nga 5 kg mish, nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” me asistencën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
“I falenderoj anëtarët e kësaj shoqate, me të cilët po bashkpunojmë në shumë segmente për ata që kanë nevojë”