Ekipi komunal për legalizimin e objektit që vepron ne kuadër të Komunës së Suharekës nën menaxhimin e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim (DUP), sot mbajti takimin e radhës me përfaqësues të USAID-it ku u diskutuan arritjet e deritanishme në procesin e trajtimit të objekteve pa leje.
Nga përfaqësuesit e DUP-së u prezantuan arritjet e deritanishme, sfidat me të cilat po ballafaqohet stafi përgjegjës si dhe hapat e mëtejm që do të ndërmerren që ky proces të zhvillohet sa më mirë.
Është me rëndësi të ceket se numri i aplikimeve për legalizim të ndërtimeve pa leje ndërtimore vazhdon të rritet.