Komuna e Suharekës mban aktivitet për Javën e Distrofisë Muskulare

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës OPDMK, sot ka mbajtur aktivitetin e “Javës së Distrofisë 2021”.

Pjesë e këtij aktiviteti, ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, e cila ka qenë kontribuuese e shumë aktiviteteve të ndryshme brenda Komunës së Suharekës dhe jashtë saj lidhur me kategorinë e personave me nevoja të veçanta.

 Po ashtu, pjesëmarrës të këtij aktiviteti ishin edhe përfaqësues nga institucionet qendrore.

Komuna e Suharekës, i ka mbështetur dhe vazhdon t’i mbështesë personat e këtyre kategorive si dhe OJQ-të, të cilat zhvillojnë aktivitete me persona me nevoja te veçanta.

Vlen të theksohet se  në shënim të javës së Distrofisë Muskulare, janë mbjellur 42 trendafila dhe 1 bredh në Parkun Marash në Prizren nga mysafirët prezentë.

Të ngjashme