Kuvendi i të rinjve të Komunës së Suharekës, sot gjatë aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës, ka mbjellë 9 drunj dekorativë. Në këtë aktivitet së bashku me kryetarin e Komunës, Bali Muharremaj, ishte edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.
Ata kanë mbjellë drunjtë në oborrin e Komunës së Suharekës, te parku i qytetit dhe në fshatin Sellagrazhdë.
Ndërkaq, në parkun e qytetit ata së bashku me të rinjtë kanë prerë barin dhe kanë rregulluar ambientin e këtushëm.
Për këtë ditë janë paraparë edhe aktivitete tjera si hapje të ekspozitës së punimeve, pastaj koncerti festiv me të rinjtë, në ambientet e Qendrës së Rinisë “Shtëpia e Felbahut” në Suharekë.