Komuna e Suharekës nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e 9 shtëpive për familjet në nevojë

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 15:04 | Nga

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në takim në zyrën e tij, përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, me të cilët kanë bashkëbiseduar për jetën sociale të njerëzve në nevojë të komunës së Suharekës.

Përfaqësuesi i kësaj Shoqate Bamirëse, Berat Kabashi dhe Muharremaj, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit për ndërtimin e 9 shtepive në komunën e Suharekës, për familjet skamnore, të cilat familje janë pa shtëpi.

Muharremaj u shpreh se do të vazhdojmë të jemi afër qytetarëve çdo herë kur ata kanë nevojë.

Ndërsa përfaqësuesit e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, u shprehën të kënaqur me Muharremajn i cili sipas tyre çdo herë është bashkepunues dhe ofron mundësi për qytetarët në nevojë.

Image may contain: 2 people, people standing and indoorImage may contain: 2 people, people sitting and indoorImage may contain: 4 people, people smiling, people sitting, living room and indoorImage may contain: 5 people, people smiling, people sitting and indoor

Të ngjashme