Komuna e Suharekës ka pranuar një donacion nga një qytetar për hudhjen e mbeturinave.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Njoftimi i plotë:
Dr.Shefket Kuçi nga buxheti familjar, ka dhënë një donacion të vlefshëm për qytetin.
Janë shportat për hudhjen e mbeturinave, të cilat janë vendosur kryesisht në Sheshin e Qytetit.
Ky gjest human ndikon në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit. Natyrisht vlera e kësaj, ka kuptim nëse i ruajmë dhe nuk dëmtohen.
Jam falenderues dhe mirënjohës për këtë veprim, i cili respekton qytetarët dhe avanson angazhimin human të vendit tonë.
Bali Muharremaj