Komuna e Suharekës ka shpërndarë mbi 70 bimë dekorative në SHFMU “ Naum Veqilharxhi “ në fshatin Mohlan.
“Për nder të Ditës së Ambientit, në oborrin e shkollës SHFMU “Naum Veqilharxhi” Mohlan u mbollën bimë dekorative nën moton “Ta mbajmë ambientin e pastër”. Kjo iniciativë u realizua duke iu falënderuar Shoqatës “Agricultural Recovery”-Rimëkëmbja e bujqësisë, e drejuar nga inxhi. Bexhet Basha në Suharekë, i cili projekt u bashkëfinancua nga Community Development Fund – CDF përmes projektit Human Rightivism nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar SIDA, Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe Komuna e Suharekës”, thuhet në njoftimin e tyre.