Komuna e Vushtrrisë mbështet kompaninë “Speex”, Idrizi: Vitin e kaluar përkrahëm 400 të rinj, këtë vit s’ka limit

Vushtrri | 10 Mar 2023 | 11:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim udhëheqësit e kompanisë “Speex”, e cila ka të punësuar qindra të rinj nga kjo komunë. Me këtë rast, i pari i Vushtrrisë, deklaroi se krahas mbështetjes që i ka dhënë vitin e kaluar duke i financuar 400 kandidatë, këtë vit numri nuk do të jetë i limituar por do të përkrahet çdo i ri i papunë që dëshiron të jetë pjesë e kësaj kompanie, raporton Ekonomia Online.

Idrizi tha se kjo mbështetje për të rinjtë ka qenë pjesë e programit të tij elektoral dhe si i tillë po jetësohet. Ai tha se krahas mbështetjes për këtë kompani, të njëjtën e kanë bërë edhe me të tjerat, duke i financuar me 50 për qind

“Ne vitin e kaluar kemi marrë një vendim për 400 kandidatë me i financu me 50 për qind që kryejnë trajnimet profesionale në fushat e caktuara por u kemi dhënë mundësi edhe në kompanitë tjera. Meqë jemi orientuar në ‘Speex’, si një kompani serioze që plason kuadro cilësore. Ndihem jashtëzakonisht mirë dhe kemi marrë vendim që për këtë vit mos ta kufizojmë këtë numër në 400 por të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Komunës së Vushtrrisë që kanë dëshirë me përfundu këto trajnime profesionale dhe me e gjet vetën si të punësuar, ashtu siç e keni gjet ju që tash jeni kuadro profesionale dhe do t’u mbështesim. Pjesa qendrore e programit tim ka qenë mbështetja e të rinjve dhe jemi duke i mbështetur në shumë fusha, dhe njëra prej tyre është kjo”, u shpreh Idrizi.

Ndërsa drejtori i kompanisë “Speex”, Fikret Murati, falënderoi kryetarin Idrizi për mbështetjen e tij. Tha se do të vazhdojnë t’i mbështesin të gjithë të rinjtë e kësaj komune.

“E ardhja është e juaja, mundësitë janë këtu dhe mendoj që duhet t’i shfrytëzojmë gjithsesi”, u shpreh ai, teksa falënderoi kryetarin Idrizi për përkrahje.

E njëri nga të punësuarit në “Speex”, Ardit Salihu, tha se aftësinë profesionale që e ka marrë në këtë kompani, e ka bërë të gatshëm për tregun e punës.

“Pasionin për gjuhën e kam pasur prej moshës së re, këtë pasion më ka ndihmu me zhvillu shumë ‘Speexi’, dhe duke i parë aftësitë e mia kam vendos me apliku për punë e ku fatmirësisht u pranova”, tha ai.

Ndërsa Amir Istrefi, u sugjeroi të rinjve këtë kompani nëse duan ta kenë një të ardhme më të mirë.

Të ngjashme