Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar punimet për rregullimin e trotuarit nga rruga kryesore e fshatit Samadrexhë e deri tek varri i heroit Afrim Bunjaku.
I pari i Komunës tha se punimet po zhvillohen me intensitet të shtuar.
“Punimet do të përmbyllen para datës 17 Shkurt, kur shënojmë edhe 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar kryetari Idrizi.