Kanë kaluar dy muaj kur do të duhej të niste projekti i ndërtimit të kolektorit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës, të cilin e kishte paralajmëruar vetë administrata. Por, deri tashti kjo nuk ka ndodhur. Zyrtarët komunalë thonë se i kanë kryer të gjitha obligimet për nisjen e realizimit të këtij projekti, por përgjegjësinë ia kanë kaluar Qeverisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Zëdhënësi Nazmi Elezi, thotë se pritet që ky projekt të nisë së shpejti.
“Komuna e Podujevës ka kryer të gjitha obligimet lidhur me nisjen e realizmit të projektit të ndërtimit të kolektorit kryesor. Projekti është dyvjeçar dhe punët në realizmin e këtij projekti priten të nisin shumë shpejt. Ka mbetur që Qeveria e Kosovës të përfundojë procedurat e nevojshme, pasi implementimi i projektit bëhet përmes Klauzolës për investime sipas marrëveshjes për bashkëpunim financiar midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë të Republikës së Austrisë”, ka thënë Nazmi Elezi. “Projekti për ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës, në vlerë prej 5.3 milionë euro realizohet përmes ‘Soft Loan kredi’”.
Gazeta ka kërkuar sqarime edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për vonesën e nisjes së këtij projekti, por zyrtarët e saj nuk kanë kthyer përgjigje