Gjysma e akteve të miratuara gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti nga kuvendet e komunave të Kosovës, janë diskutabile sa i përket ligjshmërisë së tyre,shkruan sot Koha Ditore.
Nga 974 akte të miratuara nga KK-të e Kosovës gjatë këtyre 6 muajve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) 477 prej tyre i ka dërguar në ministritë e linjës për t’u shqyrtuar ligjshmëria e tyre, përderisa 14 akte të tjera të miratuara tashmë i ka vlerësuar si të paligjshme dhe si të tilla nuk mund të zbatohen.
Në tërësi, tashmë janë konfirmuar se komunat, përgjatë 6 muajve, kanë miratuar 39 vendime që përbëjnë shkelje ligjore, e të cilat kryesisht janë vendime për pronat.