Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur pakënaqësi lidhur me masat e Ministrisë së Shëndetësisë që kufizojnë lëvizjen dhe obligojnë bartjen e maskës kur qytetarët lëvizin të vetëm.
Drejtori i AKK, Sazan Ibrahimi, se në takimin e fundit me u.d Ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, kanë kërkuar që këto masa të largohen.
Por këto kërkesa janë refuzuar nga Ministria.
“Takimi ka qenë informues, jo koordinues. Ne kemi kërkuar të hiqet kufizimi i lirisë së lëvizjes si dhe mbajtja e maskës në ambiente të jashtme, kur një person është i vetëm në rrugë. Është e palogjikshme që maska të mbahet në ambient të jashtëm, kur një person është i vetëm në rrugë. Po ashtu kjo vlen edhe për të imunizuarit”, ka deklaruar Ibrahimi.
Me masat e reja, të miratuara më 23 tetor, lokalet e gastronomisë lejohen të punojnë deri në orën 23:00, ndërkaq qytetarët janë të lirë të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 00:00