Komunat pjesë e Komisionit për regjistrim – Ibrahimi thotë se numri i banorëve është përcaktues për buxhetin

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 15:32 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në pjesën e fundit të diskutimeve, në ditën e tretë të “Javës së Regjistrimit të Popullsisë 2023”, ishin të ftuar edhe përfaqësues të partive politike të Kuvendin e Republikës së Kosovës, por të njëjtit nuk kanë marr pjesë, që sipas organizatorëve kjo ka ndodhur për shkak të seancës e cila ishte duke u mbajtur, raporton Ekonomia Online.

Në këtë pjesë të diskutimet u fol për rolin e Komunave në regjistrim, sallat e trajnimit, përzgjedhja e stafit dhe monitorimin në terren.

Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, tha se komunat e kanë prioritet kryesor regjistrimin e popullatës sepse sipas tij, nga numri i banorëve varet edhe planifikimi buxhetor.

“AKK-ja do të jetë anëtar i Komisionit shtetëror për regjistrimin e popullatës për vitin e ardhshëm. Komunat e Republikës së Kosovës kanë prioritet regjistrimin e popullatës sepse shumë procese varen nga numri i banorëve në komunat përkatëse”.

“Komunat do ta bartin barrën kryesore, sepse e gjithë puna do të bëhet në nivelin lokal. Kontributi i komunave në regjistrimin e popullatës është vlerësuar lartë edhe në vitin 2011, ku gjithë kryetarët e komunave kanë dhënë kontributin e tyre që procesi të jetë i suksesshëm”.

“Kryetarët e komunave dhe komunat i japin rëndësi regjistrimit të popullatës, gjithashtu edhe në aspektin e planifikimeve jo vetëm buxhetore, por edhe planifikimet urban, për zhvillime të tjera të gjitha varen nga numri i banorëve”, tha ai.

Të ngjashme