Iniciativa për Progres (INPO) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kanë mbajtur konferencë për medie, ku janë publikuar dy raporte “Planifikimi i Prokurimit Publik në Komuna” dhe “Raporti i monitorimit të Prokurimit Publik në Komuna”, raporton Ekonomia Online.
Samire Sahiti nga INPO, ka bërë prezantimin e raportit Planifikimi i Prokurimit Publik në Komuna, ku tha se përveç pesë komunave komunat e tjera kanë planifikuar të shpenzojnë më shumë se sa është buxheti.
Tutje ajo tha se nga 20 komuna asnjëra prej tyre nuk ka arrit të plotësojë planifikimin e procedurave të prokurimit.
“Mesatarisht nga secilës komunë janë monitoruar nga 5 kontrata. Në kuadër të hulumtimit është analizuar vlera e parashikuar e aktiviteteve. Gjetjet tregojnë se aktivitet përveç Kamenica, Mitrovicës së Veriut, Kllokotit komunat tjera kanë planifikuar të shpenzojnë më shumë se sa kanë buxhet”.
“Ligji për prokurim publik kërkojnë që aktivitet e planifikuara të hartohen në detaje të mjaftueshme. Nga 20 komuna asnjëra nuk ka arrit të plotësojë planifikimin e prokurorimit. Aktivitet planifikuara mund të realizohen vetëm nëse komunat kanë buxhet për to. Gjatë hulumtimit kemi hasur që komunat nuk kanë të përfshira ta gjitha projektet në buxhetin e Kosovës”.
Ajo ka thënë se nga raporti janë dhënë edhe disa rekomandime që duhet të ju përmbahen komunave.
“Ato duhet të hartojnë planifikimin e hartimit të prokurimit, komuna Ferizajt, Kaçanikut, Gjilanit e Prizrenit të qartësojnë se projektet e tyre të jenë më shumë se 1 vjeçare. Të gjitha komunat të sigurohen që gjatë procedurave të tenderimit të mos ketë shpërputhje dhe të jenë adekuate për secilin aktivitet”.
Qëndrim Arifi nga INPO, tha se komunat çalojnë në aspektin e vendosjes së kritereve diskriminues të tenderëve, madje ka thënë se vendosin edhe kritere të cilat nuk janë relevante për punën, raporton EO.
“Janë monitoruar 81 aktivitete 41 prej tyre kanë të bëjë me bazën e njoftimit të kontratave. Ne kemi monitoruar menaxhimin e kontratës. Ende komunat çalojnë në aspektin e vendosjes së kritereve diskriminuese të tenderëve ku e vendosin në disfavor ndonjë kompani”.
“Kemi kërkesa të pa arsyeshme dhe ato vazhdojnë të vendosin standarde që nuk janë relevante me punën dhe që nuk janë valide. Komunat janë duke e keqpërdor një despozit ligjore e cila lejon të shkurtohen afatet në raste emergjente dhe ato po e përdoren kur nuk është nevoja”.
Tutje ai ka thënë se sa i përket një veshje e cila ka shërbyer për mbrojtje nga Covid-19 komuna e Prishtinës ka paguar 12,60 euro ndërsa ajo e Prizrenit 25 euro, raporton EO.
“Për dezinfektim më së paku ka paguar komuna e Dragashit, sa i përket pajisjes me produkte mbrojtëse komunat kanë paguar me shuma shumë të parat komuna e Prishtinës ka paguar për një veshje 12,6 euro ndërsa ajo e Prizrenit ka paguar 25 euro edhe për maska të thjeshta një komunës i ka kushtuar 0,70 cent ndërsa më së shtrenjti 80 cent”.