Komunat shënojnë përparim sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, Rahoveci i pari

Prishtinë | 23 Kor 2021 | 11:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë”, raporton Ekonomia Online.

Pesë komunat më transparente për vitin 2020 vlerësohet të jenë: Rahoveci, Lipjani, Drenasi, Gjakova dhe Mitrovica e jugut.

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv në KDI tha se përmes transparencës kanë për qëllim që të kemi llogaridhënie.

Naim Canhanaj, menaxher në KDI, tha se mbajtjet e transparencës janë bërë në 38 komuna të Kosovës. Sipas tij,  kanë shënuar përparim sa i përket transparencës dhe llogaridhënies.

“Performaca e institucioneve është vlerësuar në bazë të 48 indikatorëve. Komunat me transparencën më të mirë janë: Rahoveci, Drenasi, Lipjani, Gjakova dhe Mitrovica e jugut ndër indikatorët më të mirë”.

“Komunat me 75 pikë janë Prishtina, Peja e të tjera. 18 komuna kanë qenë të përfshira në organizime buxhetore ndërsa 20 të tjera jo. Sa i përket vlerësimi të transparencës së komunave në tri vitet e fundit kanë qenë Rahoveci, Mitrovica, Prishtina, Drenasi, Malisheva, Vitia e Gjakova”.

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi, shoqëria civile është ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të shtetit.

Sipas tij, transparenca është aspektet më i rëndësishëm, parimi kryesor i qeverisjes së mirë, me qëllim të avancimit në komuna.

“Transparenca është aspektet më i rëndësishëm, parimi kryesor i qeverisjes së mirë, me qëllim të avancimit në komuna. Aktualisht ministria ka dy projekte kapitale që do të ndikojnë në transparencën e komunave”.

“Jemi të angazhuar në krijimin e kushteve për anëtarësim të komunave në nivel lokal dhe qendror. Tani është marrë vendimi që të krijohet këshilli nacional. Është një punë voluminoze që të krijohen kushte për  anëtarësim”.

Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit, tha se është ndihmesë e mirë e komunave për të ngritur perforamncë në të gjithë indikatorët, duke shtuar se viti 2020 ka qenë vit i kufizimeve të mëdha.

“Vlerësoj që viti i kaluar ka qenë pengesë i këtyre indikatorëve. Uroj që të vazhdojmë me këto lloj matje transparencë”.

“Defekti kryesor ka vlerësime të ndryshme nga KDI. Indikatorët e njëjtë duhet të kenë vlerësim të njëjtë”.

Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit, tha se komuna që drejton ka rritur transparencën dhe llogaridhënien, raporton Ekonomia Online.

“Vlerësimi i fundit për transparencë ka ardhur nga KDI. Komuna e Rahovecit e kanë renditur të parën në mesin e 38 komunave”.

“KDI e vlerësuar Rahovecit ne 48 indikator. Ne si komunë jemi vlerësuar me pikë maksimale. Nga viti në vit duhet të kemi rritje sa i përket transparencës dhe llogaridhënies”.

Të ngjashme