Komunën e Rahovecit njofton për fillimin e punës në muze, galeri dhe biblioteke

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik Kombëtar, janë paraparë hapat e kthimit të normalitetit për veprimtarinë e institucioneve dhe veprimative të tjera lokale.

Në bazë të udhëzimeve në fuqi, në fazën e dytë të vlerësimit, respektivisht më 18 maj 2020, është paraparë hapja e Muzeut, Shtëpisë së Kulturës përkatësisht (Galerisë së arteve) si dhe Bibliotekave (regjistrimi, marrja dhe kthimi i librave, ndërsa salla e leximit në biblioteka nuk do të shfrytëzohet për lexim, deri në vendimin e ardhshëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës).

Veprimtaritë në fjalë do të vazhdojnë punën e tyre, gjithmonë duke i zbatuar udhëzimet standarde të punës, sipas rregullave të përcaktuara në protokollin epidemioligjik, të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, ku DKRS-së ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e stafit, qytetarëve, nxënësve dhe studentëve.

Të ngjashme